Kompania nisi rrugëtimin e saj 20 vite më parë si tregtues i mobiljeve të importit e prodhimit vendas.

Zanafilla e krijimit të brandit nisi me një vizion të qartë: të përmbushë nevojat e shoqërisë për përmirësimin e stilit të jetës. Ndërthurja e cilësisë me dizajnin e stilizimin reflektohet më së miri në produktet që ofron. Suksesi në rritje i Mobileri Tirana ka bërë të mundur shtrirjen e saj jo vetëm në Shqipëri, por edhe në tregun ndërkombëtar.

Tashmë ajo vjen me një koncept të ri si “Tirana Home Store”, duke ofruar një gamë të pasur produktesh të orientuara drejt arredimit të brendshëm, nën frymën kontemporane të stilit të jetesës. Diversiteti i koleksioneve, konceptuar si integrime të lira mes formave, teksturave dhe funksioneve, mbart një ideologji mjaft të thjeshtë: ajo e krijimit të një hapësire ku çdokush gjen vetveten.

Orari i Operimit

08:00 AM – 21:00 PM

Telefon

+355682030549

Email

info@tiranahomestore.com