Banka Amerikane e Investimeve SHA është një bankë e cila filloi aktivitetin e saj më 1 Nëntor 1999. Emrin e sotëm e mban pas blerjes së Bankës Credit Agricole Albania SHA nga Tranzit Finance, kompani e grupit NCH Capital, i cili është një nga investitorët më të mëdhenj dhe të mirënjohur amerikan në rajon e më gjerë

Aktualisht ABI Bank, ka nje prezencë degësh në qytetet më të medha në të gjithë vendin dhe me një staf të bashkuar punonjësish, të cilët sjellin eksperiencën dhe kulturën e të dyja bankave duke i shtuar Bankës një faktor tjetër pozitiv dhe konkurrues në treg.

Abi Bank është i lokalizuar në katin 0 të Pajtoni Center, përballë hyrjes kryesore duke ju mundësuar lehtësi në çdo shërbim që doni të merrni.

Orari i Operimit

08:15 AM – 15:30 PM