Ginger Restaurant është një prej hapësirave më të dashura për të gjithë vizitorët tanë. I pozicionuar në Katin 3, me një sipërfaqe prej rreth 600 m2, me një ambient të kuruar deri në detaje, me një staf të kualifikuar dhe ushqime nga më të ndryshmet, ju garantojmë që do të kaloni momente të paharruara.

Të gjithë ju që doni të konsumoni drekën me kolegët tuaj, të kaloni pasditen me miqtë apo familjarët duke konsumuar pjatat tona të përzgjedhura jeni në vendin e duhur.

Kuzhina e pasur me një variacion gatimesh nga tradicionalja te modernja është padiskutim një opsion i mirë për ju që e doni ushqimin. Së fundmi në restorant është shtuar dhe këndi i verës duke ju mundësuar të kaloni kohë me miqtë tuaj teksa shijoni një gotë verë.

Ginger Restaurant ofron dhe shërbimin delivery çdo ditë të javës nga ora 12:00 AM – 21:00 PM duke ardhur aty ku ju jeni. Ginger në bashkëpunim me Vodafone ofron zbritje në ushqimet që ju konsumoni përmes aplikacionit My Vodafone, duke e kthyer eksperiencën tuaj në unike.

Ginger Restaurant është i pozicionuar në të njëjtin kat me Kids Zone ndaj fëmijët tuaj mund të argëtohen teksa ju konsumoni drekën tuaj. Ofertat në ushqimet e preferuara të fëmijëve tuaj do ju mundësojnë hyrjen falas në Kids Zone.

Orari i Operimit

09:00 AM – 21:00 PM

Telefon

+355 68 485 1565