Hit Fit është një nga palestrat më të mëdha në vend dedikuar të gjithë juve që dashuroni sportin dhe jetën e shëndetshme, pozicionuar në Pajtoni Center, kati 3.

Hit Fit hapi dyert në Janar të vitit 2023 duke debutuar fort në treg, duke sjellë standartet më të larta si dhe duke u kthyer në destinacionin e çdokujt që mendon të nisi palestrën.

Me një sipërfaqe prej rreth 1000 m2, organizuar në hapësirë dedikuar stërvitjes, aerobisë, sauna-s, dhoma ndërrimi, dushe, parkim si dhe tualete ku ju mund të përjetoni një eksperiencë 360 gradë pranë ambienteve tona.

Në Hit Fit ju do keni mundësinë të stërviteni përmes fjalës së fundit të teknologjisë falë pajisjeve të Tecnogym 2022. Askush nuk pret në rradhë për të realizuar ushtrimin që do, pasi Hit Fit ka menduar duke ju sjellë në dispozicion mjaftueshëm pajisje. Të gjitha pajisjet janë të lidhura në rrjetin e internetit çka nënkupton që ju mund të luani një lojë apo shikoni filmin e preferuar teksa stërviteni.

Higjena është një tjetër nga pikat e forta që na diferencon në treg. Persona të dedikuar janë gjithë kohën në funksion të palestrës duke ju bërë të përjetoni një eksperiencë të këndshme teksa stërviteni. Përmes ajrit të kondicionuar dhe sistemit të ventilimit ju nuk keni pse shqetësoheni për temperaturat.

Në ambientet tona ju mund të stërviteni me instruktorë të çertifikuar dhe të afirmuar në treg. Këshillime, trajnime, instruktime profesionale, ambient solar dhe shumë argëtim ju ofrojmë përmes stafit tonë.

Të gjithë abonentët e palestrës mund të abonohen në aplikacionin Hit Fit, një aplikacion mobile për të mundësuar aksesimin e abonentëve në palestër. Përmes saj ju keni mundësi të bëni blerje dhe rezervime direkte nga llogaria juaj, Paypal ose krediti juaj në palestër. Jo vetëm kaq por ju mund të rezervoni klasën tuaj, instruktorin e preferuar, guidën e fundjavës si dhe të merrni këshilla të vlefshme përmes artikujve. Në këtë aplikacion ju mund të blini produkte nga kafeteria ku gjithçaka është tërësisht transparente.

HIT FIT – INSPIRE YOUR BODY

Orari i Operimit

06:30 AM – 23:00 PM

Telefon

+355 69 700 77 88

Email

hitfit@pajtoni.al

Instruktoret

09:00 AM – 22:00 PM