Pajtoni Center

Loving Living Home

Pajtoni Center është qendra e parë në Shqipëri dedikuar ekskluzivisht produkteve dhe shërbimeve të linjave “Home” dhe “Interior Design” si dhe hapësirave dedikuar biznesit.

Me një eksperiencë disa vjeçare në treg që prej vitit 2014 dhe një sipërfaqe prej rreth 25.000 m2, Pajtoni Center është e organizuar mes brandeve më ekskluzive në vend si dhe zyrave më në zë të momentit. Pajtoni Ceramica, Enza Home, Artex, Vitalux, Aza Eletronics, Schafer e Big Market do ju mundësojnë që të kompletoni shtëpinë tuaj.

Pajtoni Center është i dedikuar që të sjellë pranë jush gjithçka për shtëpinë, zyrën dhe ambientet e tjera të banimit apo punës. Në Pajtoni Center ju do mund të gjeni një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve që përfshijnë dekorin, sete të arredimit, ndriçimin, paisjet e kuzhinës, paisjet elektrike, dyshekë, aksesorët e dhomave dhe hapësirave të ndryshme.

Pajtoni Center gjithmonë punon që t’ju ofrojë një eksperiencë unike gjatë qëndrimit pranë ambienteve tona duke ju ofruar hapësira dedikuar juve që dashuroni të ushqeheni mire përmes Ginger Restaurant, të argëtoni fëmijët tuaj në hapësirën dedikuar 100% atyre siç është Kids Zone apo të mbani trupin tuaj në formë përmes stërvitjes në një prej palestrave me standartet më të larta në vend siç është Hit Fit.

Orari i Operimit

09:00 AM – 22:00 PM

Email

info@pajtoni.al

Telefon

+355 69 701 8588