Karriera - Qendra Pajtoni

Vende vakante

ARKITEKT/E-Senior

KRON Construction është pjesë e “Pajtoni Group”, një kompani ndërtimi, projektimi dhe menaxhimi që operon në treg prej vitit 2007. Kompania jonë udhëhiqet nga një staf ekspertësh dhe profesionistësh që i janë dedikuar sfidave më inovatore. Projektet tona sfiduese po marrin jetë dita-ditës. Të lokalizuar me zyrat qëndrore në Autostradën Tiranë-Durrës, ne po kërkojmë të rekrutojmë staf të ri të na bashkohet, në profilin Arkitekt/e-Senior;

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Të jetë i/e aftë për krijimin e skemave dhe koncept ideve ne projektimin e objekteve me funksione të ndryshme;
  2. Analizon projektet që kompania do të marrë për zhvillim, duke bërë një raport të detajuar të arkitekturës nisur nga ana funksionale, estetike, zbatueshmëria, etj.;
  3. Sugjeron ndryshime të ndryshme në projektin për zhvillim, në perputhje me buxhetin e projektit;
  4. Ndjek në mënyrë periodike projektet që komapania i zhvillon me studio të jashtme;
  5. Koordinon zhvillimin e projektit të arkitekturës me projektin konstruktiv dhe ato të instalimeve;
  6. Përgjegjës/e për përgatitjen dhe vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij;
  7. Shkëmben informacionin për punimet arkitekturore, të cilat nënkontraktohen me ofertues/furnizues të mundshëm;
  8. Analizon ofertat në përpërputhshmëri me projektin dhe kërkesat e tij;
  9. Ndihmon në programimin e proçeseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm;
  10. Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve, përpunimet e rifiniturave arkitekturore;
  11. Mbikqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve;
  12. Përgjegjës/e për vizatimin e detajeve tip;
  13. Përgjegjës për vizatimin e elementeve të ndryshem të projektit sipas kërkesave të kantierit
  14. Përgjegjës për hartimin e raporteve javore për punën individuale;
  15. Detyra të tjera që mund ti ngarkohen.

Kërkesat dhe Kualifikimet:

  • Të jete diplomuar në Arkitekturë;
  • ldealisht, të kete mbi 5 vite eksperiencë (eksperiencë në ndërtime civile);
  • Të kete njohuri të mira të programeve kompjuterike që përdoren në projektim si: AutoCad, 3D Max, VRay, Lumion, Photoshop, (përparësi kanë kandidatët që përdorin programin Revit );
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontratat, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shume i mire verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj;
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese dhe projektuese;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;