Shërbimet tona janë të ndryshme dhe ju japin mundësinë të përfitoni sa më shumë nga vizita juaj në qendrën tonë.

Transporti Urban

Linja Vorë – Tiranë Shërbimi urban ofrohet nga linjat e transportit publik të Bashkisë së Tiranës.

Zona e Fëmijëve

Qendra Pajtoni ofron hapësirën Kids Zone të dedikuar 100% për fëmijët. Sillni fëmijët në ambientet tona miqësore për një kohë fantastike.


ATM

Në Qendrën Pajtoni mund të gjeni ATM nga operatorët e mëposhtëm: Abi Bank, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) dhe Banka Raiffeisen.

Larje makinash

Një lavazh profesional ndodhet në hyrjen lindore dhe ofron shërbim nga ora 08:00 deri në 18:00 nga e hëna në të shtunë.

Parkim

Dy nivelet e parkimit nëntokësor së bashku me parkingjet e pambuluara mundësojnë një kapacitet prej më shumë se 300 vendesh.