Qendra Pajtoni, qendra më e madhe dhe e specializuar në Shqipëri për produkte dhe shërbime që lidhen me shtëpinë, sjell një risi në botën e komunikimit dhe inspirimit: HomeCast – podcasti i parë në vend i dedikuar ekskluzivisht shtëpisë, ambientit dhe stilit të jetesës.
Ky projekt inovativ vjen si pjesë e misionit të Qendrës Pajtoni për t’i ofruar publikut jo vetëm produkte dhe zgjidhje praktike, por edhe ide, eksperienca dhe frymëzim mbi mënyrën se si mund të ndërtojmë dhe jetojmë në hapësira që na përfaqësojnë.