Rreth nesh - Qendra Pajtoni

Rreth nesh

Pajtoni Center, pjesë e Pajtoni Group, është qendra e parë dhe e vetme në Shqipëri e dedikuar ekskluzivisht produkteve dhe shërbimeve të linjave “Home” dhe “Interior Design”, si dhe hapësirave të dedikuara për biznes. Në këtë qendër multifunksionale, veç produkteve dhe shërbimeve për arredimin e shtëpisë, ofrohen gjithashtu hapësira moderne me qira për bizneset që kërkojnë zyra funksionale  në një lokacion favorizues.

Me një përvojë të pasur që nga viti 2014 dhe një sipërfaqe prej 25,000 m², Pajtoni Center është destinacioni ideal për ata që kërkojnë cilësi dhe elegancë për të kompletuar shtëpitë apo hapësirat e tyre të punës. Qendra përmban mbi 15 dyqane ekskluzive, duke ofruar gjithçka që nevojitet për shtëpinë, nga aksesorët deri te mobilimi i plotë.

  • Dekor për ambiente të brendshme dhe të jashtme, që krijon një atmosferë unike dhe të personalizuar.
  • Sete arredimi, që kombinojnë dizajnin modern me funksionalitetin për çdo stil jetese.
  • Ndriçim për çdo stil dhe atmosferë, me teknologji dhe dizajne inovative.
  • Paisje kuzhine dhe elektrike, duke sjellë teknologjinë më të fundit në shërbimin tuaj.
  • Dyshek cilësor, për një gjumë të rehatshëm dhe të shëndetshëm.
  • Aksesorë për çdo hapësirë, duke filluar nga dhomat e ndenjes deri te zyrat.

Hapësira që Inspirojnë dhe Përmirësojnë Jetesën

Përtej produkteve dhe shërbimeve, Qendra Pajtoni ofron një përvojë të plotë dhe unike për vizitorët e saj:

  • Hapësira zyrash me qira: Ideale për bizneset që kërkojnë mjedise moderne dhe funksionale në një vendndodhje qendrore.
  • Restoranti Ginger: Një vend elegant ku shija dhe cilësia takohen për të krijuar momente të paharrueshme.
  • Zona e Fëmijëve: Një hapësirë ​​tërësisht e dedikuar për argëtimin dhe zhvillimin e fëmijëve, duke ofruar siguri dhe kreativitet.
  • Palestra Hit Fit: Një nga palestrat më moderne dhe profesionale në vend, e pajisur me ambiente me standarde ndërkombëtare për t’ju ndihmuar të qëndroni në formë fizike dhe mendore.

Përse të Zgjidhni Pajtoni Center?

  • Hapësira për biznes dhe jetesë: Një kombinim unik që plotëson nevojat tuaja për produkte me cilësi të lartë dhe ambiente moderne.
  • Dizajn i sofistikuar dhe një gamë e gjerë produktesh.
    Shërbime premium të përshtatura për t’i dhënë jetë vizionit tuaj për shtëpinë ose hapësirën tuaj të punës.