“Pajtoni” shpk, në këtë objekt është në rolin e nënsipërmarrësit, ku cilësia dhe standarti e shoqërojnë ashtu sikundër në çdo objekt dhe projekt ku ne jemi bashkëpunëtorë.

I vendosur në një nga zonat e Tiranës që po përjeton një zhvillim dhe urbanizim me hapa gjigandë, pranë Komunës së Partisit, në Rrugën “Robert Shvarc”, kompleksi “Niku Konstruksion” është një kompleks banimi dhe shërbimesh ku mund të gjeni shtëpinë ideale për të gjithë ju që vlerësoni arkitekturën , komoditetin dhe hapësirat e bollshme.

Kompleksi ka në shërbim të banorëve dhe bizneseve, dy kate parkim nëntokësorë, sipërfaqe të gjelbëruara, kënde lojërash për fëmijë , të shoqëruara me siguri dhe mirëmbajtje 24h në çdo ditë të javës.