Në hyrje të Tiranës dhe gjithashtu shumë pranë autostradës Tiranë – Durrës , tek Kthesa e Kamzës tashmë kompleksi rezidencial “Garden City” prej vitesh ka bërë diferencën në fushën e ndërtimeve si cilësore ashtu dhe komode.
Ne sjellim për ju objektin më të ri të konceptuar në 2 kulla të larta me një sipërfaqe
ndërtimi prej 17480 m².
Kompleksi është pjesë e një zone krejtësisht private, i rrethuar nga kopshte të gjelbëruara , kënde lojërash për fëmijë, shërbime sociale dhe argëtuese, ambiente parkimi , shërbim mirëmbajtës 24h etj, të cilat e bëjnë këtë kompleks shumë të dëshiruar.
Kulla 1 e kompleksit , është realizim projekti i “Pajtoni” shpk, në pozitën e nënkontraktuesit për të gjitha punimet e kryera deri në dorëzimin e çelësave te klientët.

Orientimi jug-lindje i kullës , i jep asaj favor që të gjitha ambjentet të kenë ndriçimin e duhur natyral dhe gjithashtu dielli të jetë shoqëruesi i gjatë gjithë orëve të ditës për ambjentet tuaja të banimit.